Quajti klon i zi presidentin e Ligës, kreut zikaltër nuk i dridhet qerpiku

schedule13:18 - 5 Mars, 2020

schedule 13:18 - 5 Mars, 2020

Problemet me kampionatin italian vazhdojnë. Shtyrja e ndeshjeve të Kupës apo dhe vendimi për t’i zhvilluar ndeshjet pa tifozë për shkak të Coronavirus, ka hapur debate në vendin fqinj. Është presidenti i Interit, Steven Zhang, ai që ka reaguar më shumë dhe thumbimet në distancë me presidentin e Ligës vazhdojnë.

“Shumë njerëz mendojnë se fjalët e mia ishin të ashpra. Mendoj se ata që janë të dobët dhe nuk i përballojnë dot. Shëndeti i njerëzve është parësor. Klubi im ka miliona tifozë në të gjithë botën dhe është detyra ime për t’i dhënë disa sqarime publikut. Është përgjegjësia jonë që të marrim çdo masë të nevojshme, në mënyrë që tifozët tanë të jenë të sigurt”, deklaron Zhang për “Financial Times”.

ÇFARË KISHTË POSTUAR PRESIDENTI I INTERIT – “Po luani me kalendarin dhe gjithmonë e vendosni shëndetin publik si problem të dorës së dytë. Ju jeni kloni më i madh dhe i zi që kam parë ndonjëherë. 24 orë? 48 orë? 7 ditë? Dhe çfarë tjetër? Cili është hapi tjetër?

Dhe tani ju flisni për garë dhe konkurrencë të ndershme? Po sikur ne të mos i mbrojmë lojtarët dhe trajnerët tanë dhe t’u kërkojmë atyre të luajnë për ju 24 orë në 7 ditë të javës, pa ndalur?

Po, po ju flas ju, presidentit të Ligës, Paolo Dal Pino. Turp të keni. Është koha të ngriheni dhe të merrni përgjegjësitë që ju takojnë. Kjo është ajo që ne bëjmë në vitin 2020.

Të gjithë, anembanë botës, pak rëndësi ka nëse jeni tifoz i Interit, Juventusit, apo nuk jeni tifozë fare: ju lutem jini të sigurt. Kjo është gjëja më e rëndësishme për ju, familjet tuaja dhe për shoqërinë tonë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!