Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare. Seana e cilë nis në orën 10:00 pritet që të jetë e gjatë, pasi ka shumë pika të parashtruara në rendin e ditës.
Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se pika e parë ka të bëjë me raportin për vitin e shkuar dhe procesin e integrimit të Shëipërisë, do i japë mundësinë qeverisë dhe opozitës për të diskutuar për rekomandimin pozitiv që mori nga KE. Pritet që të ketë edhe fjalën e tij kryeministri Rama.
Më pas do të diskutohetn dhe miratohen 2 akte të rëndësisshme që kanë të bëjnë me paketën anti-KÇK. Së pari do të miartohet akti normativ. Një votë pro e këtij akti normativ i jep atij fuqinë e ligjit deri në 31 dhjetor të këtij viti.
Do të kalohet më pas në një pikë tjetër të rendit të ditës, në atë të ligjit të pronësisë. Ndërsa seanca do të mbyllet me një interpelancë me ministren Belinda Balluku për investimet në rrjetin rrugor në Shqipëri.
Njëkohësisht Kuvendi sot do të duhet të shprehet me votë për disa ndryshime që ka propozuar Rudina Hajdari si kryetare e grupit demokrat për të ndryshuar drejtimin e disa komisioneve parlamentare që aktualisht i takojnë opozitës. /abcnews.al