Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj këtë të enjte te ABC e Mëngjesit është shprehur se prania e koronavirusit ka një ndikim të theksuar në uljen ekonomike që po na shoqëron kohët e fundit.
Në studio me Enkel Demin, Danaj thekson se koronavirusi tashmë nuk është kthyer në një problem global vetëm për pasojat njerëzore dhe për shëndetin, por edhe për ekonominë.
“Është e vërtetë se në ekonomi ndikon transporti, por unë e shikoj keqmenaxhim këtë situatë të paktën situatën e Italisë. Pasi e njoh mirë atë shtet dhe nëse do të kishte një menaxhim më të mirë do të ishte e mundur tqë të evitoheshin të gjithë këto probleme mund të evitoheshin të gjithë problemet e deritanishme në ekonomi, mund të evitentohej mbyllja e shkollave, ulja e transportit dhe aq më keq ulja e turizmit. Janë mallrat ato që mungojn, është turizmi është konsumi që ka pasur një pjesë të konsiderueshme në uljen ekonomike. Në momentin që nuk kemi një transport dhe linjat e kamionisteve nuk marrin më përsipër një transport të tillë ndikon në uljen ekonomike,” tha eksperti.
Ndër të tjera nga studio e ABC-së së mëngjesit eksperti i ekonomisë ka deklaruar se mbyllja e kompanive dhe paniku i përhapur deri më tani është i panevojshëm.
“Mendoj se tashmë po kalojmë në një pandemi, pasi ne e dime se monedhat janë mjeti që lëviz më shumë dhe duke kaluar dorë më dorë është e pamundur që të mos infektohesh. Ajo që më bën përshtypje fakti që OBSH e kishte marrë Shqipërinë si rast studimi që ne nuk kemi pasur asnjë rast të infektuar. Kjo çorodit dhe ndërmarrjet pati një vrull në fillim por tashmë duket se situata është qetësuar. E gjithë kjo gjendje mbyllja e disa kompanive në shumë vende në botë në Kinë e Itali do të na çojë drejt një smart ekonomi që do të thotë se do të kemi mundësi që të punojmë në punën tonë nga shtëpia. Twitter e ka marrë për momentin një vendim të tillë, leksionet gjithahstu është një tjetër element tjetër. Gjithashtu blerjet online janë një tjetër mundësi e rritur”, është shprehur Vjoldi Danaj./abcnews.al