Vëllai i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Dauti ka komentuar përplasjen e tij me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Ramën. Ai ka publikuar një video në Facebook, të shkëputur nga një emision ku ka qenë i ftuar, ku flet për krimet që sipas tij presidenti serb Aleksandër Vuçiçit ka kryer në Kosovë.
Në fjalën e tij, Haradinaj thotë se përplasjet me Vuçiçit nuk janë të shekullit të kaluar, pasi vetë ai ka humbur shumë anëtarë të familjes së tij gjatë luftës së Kosovës, duke u plagosur edhe vetë disa herë.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/videos/266890404293569/
“Unë për këtë e kam shqetësimin pse duhet të vrapojmë pas ideve të Vuçiçit? Ndoshta z. Rama nuk e din’ se kush është Vuçiçi, se Vuçiçi ka qenë ministër i Millosheviçit në kohën kur është përgjakur Kosova.
Duhet me ja kujtu! Sa herë që ta harrojë duhet t’ja kujtojmë se kush është! Ore zotëri a e di për kë je duke folur! Jemi duke folur për të njëjtit zyrtarë që i kanë kanë shërbyer devotshmëri Millosheviçit dhe janë sot në krye të shtetit.
Nuk mund të sillemi ne sikur kurrgjë nuk ka nodhur këtu, si këta primitivë të shekullit të kaluar! Cilit shekulli të kaluar? Cilit shekull të kaluar, unë jam aktor fizik i asaj periudhe?
Unë i kam plumbat në trup o dashamir, unë e kam oborrin plot me vorrë për të ardhur deri këtu! 12700 njerëz i kemi dhënë dhe rreth 70% e Kosovës është shkatërruar është bërë rrafsh me tokën!,” shprehet Haradinaj./abcnews.al