Aleksi: Ia kam marrë dorën Partizanit, do e mund sa herë që të luaj kundër tyre

schedule20:35 - 4 Mars, 2020

schedule 20:35 - 4 Mars, 2020

Mesfushori i Teutës, Albano Aleksi, ishte një ndër futbollistët më të mirë në fushën e lojës në takimin kundër Partizanit. Pas ndeshjes, Aleksi foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, aty ku u shpreh: “Jo vetëm unë, por dhe Emiliano Vila jemi përshtatur shumë mirë, duke markuar Çinarin dhe Cordeiron.

Besoj se e kemi bërë shumë mirë këtë punë. Normale, ne sa herë që luajmë jashtë, është problemi i fushës, presioni i tifozerisë, ekipi mik vuan çerek ore. Por më pas, çunat morën besim te vetja e tyre dhe arritëm të shënonim golin.

Të jem i sinqertë, ia kam marrë dorën Partizanit. E kemi mundur me Gjirokastrën, me Teutën. Do të vazhdoj ta mund sa herë që të luaj kundër Partizanit”, përfundoi Albano Aleksi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!