Arti është i “ndyrë”: Greg Rama tregon si e ka ndikuar i ati për “fijen e barit”

schedule19:55 - 4 Mars, 2020

schedule 19:55 - 4 Mars, 2020

Artisti Greg Rama, i biri i kryeministrit të vendit, ka folur për abc news sesi është që të bëjë art nën ‘hijen’ e të atit.

Duke folur për ekspozitën e tij të fundit që mban emrin ‘Fije Bari’, Gregu ka treguar edhe për ndikimin që ka pasur Edi Rama në punën e tij si artist.

I pyetur nga gazetarja sesi është të jetosh nën ‘hijen’ e babait, që është artist dhe kryeministër i vendit, ai u përgjigj me shaka se ngushëllohet duke i thënë vetes ‘hall më të madh mos paç’.

Rama shtoi më tej me shaka se është rikthyer me ekspozitën, që do të qëndrojë e hapur në Galerinë Fab deri më 15 mars, sepse nuk do që ta harrojnë.

Duke folur për të atin, Gregu shtoi:

“Jam krenar për prindërit që kam, ai ka qenë një shtysë, më ka dhënë besim që unë të merrem me këtë gjë. E ndjej që kam një përgjegjësi më të madhe se dikush tjetër që kur bëj diçka ta bëj sa më mirë. Por ky proces, sikur çdo gjë tjetër e mia, ka ardhur natyrshëm dhe është zhvilluar natyrshëm.”

Shkëndijat për këtë vepër arti ai thotë se i ka lindur krejt rastësisht.

“Kam qenë ulur diku dhe përpara kisha me mijëra fije bari të cilat po i shikoja.. dhe më erdhi natyrshëm ideja..”

Duke folur më tej për punën dhe zgjedhjet e tij, Gregu shton se “arti është një punë e ndyrë, por dikush duhet ta bëjë. Gjithsesi, arti mbetet një zgjedhje për të cilën ai ndihet mirë dhe investohet shumë në të. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!