Ndryshe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Gjermania e ka cilësuar që tani “Pandemi Globale” koronavirusin.
Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn i tha Bundestagut se kishin të bënin me një pandemi globale tashmë për shkak të përhapjes së madhe të Covid-19, gjë e cila i bën shtetet të ndërmarrin masa ekstreme për parandalimin, shkruan abcnews.al.
Gjermania është vendi i parë në botë që ka bërë këtë cilësim për koronavirusin, ndërsa Italia vendosi të mbyllë shkollat dhe universitetet për të penguar përhapjen.
Deri më tani, në Itali janë konfirmuar 2 502 të prekur dhe 79 të vdekur nga koronavirusi, ndërsa janë shëruar 160 persona. /abcnews.al

