Justin Timberlake hedh poshtë thashethemet për ndarje, në mënyrën më të bukur

schedule12:30 - 4 Mars, 2020

schedule 12:30 - 4 Mars, 2020

Justin Timberlake ka mbyllur thashethemet për ndarje nga Jessica Biel.

Këngëtari i njohur Justin Timberlake zgjodhi mënyrën më të mirë për t’i mohuar thashethemet për ndarje nga partnerja shkruan Vulture

Ai i bëri një urim të veçantë Jessicas me rastin e ditëlindjes, ndërsa publikoi edhe disa fotografi të realizuara ndër vite.

“Urime ditëlindjen për dashurinë e jetës sime… Aventurë e re çdo ditë dhe je një thesar për mua. Mezi po pres të ndajë edhe shumë vite të tjera me ty. Ti je më e mira prej më të mirave, dashuria ime. Të dua”, ka shkruar ai me rastin e ditëlindjes së 38-të të Biel.

Timberlake ishte kujdesur po ashtu që t’i përgatiste asaj një surprizë të këndshme me rastin e ditëlindjes.

Në këtë mënyrë, çifti u kanë dhënë fund spekulimeve rreth ndarjes./abcnews.al