Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

79 viktima dhe mbi 2.200 persona të prekur nga koronavirusi, autoritetet apel: Të moshuarit të qëndrojnë në shtëpi

schedule19:01 - 3 Mars, 2020

schedule 19:01 - 3 Mars, 2020

Numri i të prekurve nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 2.263 persona. Në krahasim me të hënën  e kaluar vërehet një rritje prej 428 personash dhe 79 vdekje.

Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri Angelo Borreli i cili theksoi se 160 persona të prekur nga virusi janë shëruar.

Mediat e huaja shkruajnë se kjo do të jetë java vendimtare për të kuptuar edhe zhvillimin e epidemisë. Ndërkohë, këshilltari Lombard Giulio Gallera, ka sqaruar se të moshuarit duhet të jenë më të kujdesshëm: “Personat mbi 65 vjeç të qëndrojnë në shtëpi për tre javë”.

Gjithashtu Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar mungesën e pajisjeve mjekësore: “Pajisjet mjekësore mungojnë është rrezik për vendet”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!