Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, do të jetë i pranishëm në hedhjen e shortit të grupeve të UEFA Nations League. Para hedhjes së shortit, numri një i FSHF-së ka folur shkurtimisht.
“Nuk e dua përballjen me Kosovën”, tha Duka fillimisht për Supersport, duke shpjeguar më pas edhe arsyen pse do të dëshironte t’i shmangej një përballje të mundshme me përfaqësuesen dardane.
LEXO EDHE: DITA E SHORTIT/ Nations League, goglat mund të rezervojnë derbin Shqipëri-Kosovë
“Ne njihemi mirë, si vëllezër, prandaj mendoj se do të ishte më mirë të provonim eksperienca të reja”, u shpreh shkurtimisht Duka para hedhjes së shortit./abcnews.al