Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

23 deputetë të Iranit preken nga koronavirusi, alarm në qeveri

schedule16:38 - 3 Mars, 2020

schedule 16:38 - 3 Mars, 2020

Irani ka lajmëruar se do të mobilizojë rreth 300,000 ushtarë dhe vullnetarë për të ‘luftuar’ përhapjen e koronavirusit.

Veç kësaj, televizioni publik  njoftoi se 23 deputetë të vendit janë infektuar.

Të martën, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i urdhëroi forcat e armatosura që të asistojnë zyrtarët e shëndetit në betejën kundër përhapjes së COVID-19.

Zv/Ministri i Shëndetësisë, Alireza Raeisi u shpreh se numri i të infektuarve ishte rritur ndërsa bilanci i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 77.

Raeisi shtoi gjithashtu se deri më tani janë konfirmuar 2,336 raste në Iran, ndërsa përqindja e vdekjeve si pasojë e virusit është rritur në 3.3 për qind.

Veç deputetëve që kanë rezultuar pozitivë, dy zyrtarë të lartë të Iranit kanë dërruar tashmë jetë si pasojë e koronavirusit. Pozitive me virusin ka rezultuar edhe Masoumeh Ebtekar, zv/ presidentja e Iranit për Çështjet e Grave dhe Familjes.

Të mërkurën u raportua gjithashtu se kreu i shërbimeve të emergjencave në vend , Pirhossein Kolivand,  ka rezultuar pozitiv me virusin. /abc news/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!