Klea Huta shtatzënë? Elgiti i befason të gjithë me përgjigjen e tij

schedule15:37 - 3 Mars, 2020

schedule 15:37 - 3 Mars, 2020

Çifti i njohur i befasuan të gjithë, pasi gjithçka u mor vesh vetëm kur Klea dhe Elgit publikuan fotot në rrjetet sociale.

Por i ftuar në Wake Up këngëtari pranoi se dasma ishte e planifikuar dhe se u kënaqën shumë.

“Ishte e planifikuar. Shkuam atje u kënaqëm. Ishte momenti i duhur,”- u shpreh ai.

Ndërkohë, prej disa javësh qarkullojnë lajmet se Klea do të bëjë baba për herë të parë Elgitin dhe se është në pritje të një djali.

Megjithatë këngëtari refuzoi të flasë për këtë pjesë duke u shprehur se nuk di gjë për shtatzëninë e bashkëshortes së tij.

“A do shtoheni në familje?”– u pyet ai.

“Ku di gjë unë. Di gjë unë. Si e dini ju të dy dhe nuk e di unë. Unë nuk di gjë. Portalet çfarë nuk shkruajnë. Për momentin nuk di gjë,”– tha Elgiti, duke u drejtuar dy moderatorëve të emisionit, të cilët i thanë: “Shtatzëni të mbarë.”

Ndërsa këngëtari ju përgjigj: “Kur ti vijë kohë pse jo.”/abcnews.al