Presidenti Ilir Meta ka shprehur falenderimet e tij për të gjithë qytetarët që morën pjesë dje në manifestimin e thirrur nga kreu i shtetit.
Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, Meta thekson se dje hodhën hapin e parë, sipas tij kundër grushtit të shtetit.
“Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilë iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve”, u shpreh Meta. /abcnews.al