KE i jep sërish dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave, Pisionero: Ka bërë progres me reformat

schedule17:02 - 3 Shkurt, 2020

schedule 17:02 - 3 Shkurt, 2020

Komisioni Europian i jep sërish dritën jeshile Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Zëdhëdhësja Ana Pisionero renditi një sërë reformash që e kanë bindur komisionin që të rekomandojë hapjen e negociatave. Bëhet fjalë për rezultate konkrete në luftën kundër drogës, vetingun dhe marrëveshjen për Reforma Zgjedhore.

“Komisioni Europian ka prezantuar progres-raportin e ndërmjetëm të progresit të bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reforma të kyçe të integrimit të kërkuara nga Këshilli i ministrave lidhur me shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Komisioni vlerëson se Shqipëria ka bërë progres në procesin e Vettingut në kuadrin e reformës në drejtësi, ka ngritur organizma për luftên kundër korrupsionit, ka prezantuar rezultate konkrete lidhur me luftên kundër drogës, si edhe dênime përfundimtare të disa zyrtarëve dhe gjykatësve. Komisioni Europian beson se këtë rradhë, tê gjitha shtetet anêtare tê Bashkimit Europian do të aprovojnë këtë progres raporti për t’i hapur rrugë dritës jeshile hapjes së negociatave të anëtarësimit me  Shqipêrinë dhe Maqedoninê e Veriut”

“Komisioni Europiuan aprovoi sot raportin e shumëpritur të ndërmjetëm të progres-raportit për Shqipërinë dhe Maqedoninê e Veriut. Ky raport bën vlerësimin e progresit të reformave lidhur me shtetin ligjor. Siç shihet në raport, të dyja vendet kanë vazhduar të ofrojnë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fusha kyçe të identifikuara nga Këshilli i ministrave, veçanërisht nê reformën në drejtësi dhe shtetit ligjor. Ndaj, Komisioni Europian konsideron se rekomandimi për hapjen e negociatave të anêtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i vlefshëm. Lidhur me Shqipërinë, ne njohim progresin në reformën në drejtësi si dhe procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ne shohim gjithashtu përmirësimin  e gjurmës së provave lidhur me luftên kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirê kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogave të rënda. Ne njohim gjithahshtu në raport marëveshjen ndërpartiake  të arritur në vend për avancimin në reformën zgjedhore, si edhe trajtimin e kërkesave të azilit të pabazuara’, tha Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së.

Lidhur me pyetjen drejtuar nga ABCnews, se cilat janë arsyet që e bëjnë Komisioni Europian të besojnë se të gjitha shtetete anëtare do ta miratojnë këtë progres- raport, zëdhënësja e ekzekutivit europian ka dhënë kêtë përgjigjje:

“ Komisioni Europian prezantoi disa javë më parë metodologjinë e re të zgjerimit. Ne shpresojmë, se ky propozim do të funksionojë për të dyja palët, pasi merr në konsideratë shqetësime të shprehura nga disa shtete anëtare. Ne mendojmë dhe shpresojmë, se ky propozim si dhe me progress-raportet që prezantuam paralelisht sot që tregojnê, se të dyja vendet kanë vazhduar tê bêjnë progres të prekshëm dhe të qëndrueshëm në fusha kyçe të identifikuara nga Këshilli I ministrave,  përbëjnë një bazë të mire për një vendim pozitiv nê javêt e ardhshme nga shtetet anêtare, shumë para samitit tê Zagrebit”, tha Pisonero

Progres-raporti do të diskutohet nê Kêshillin e çështjeve të përgjithshme në 24 mars dhe pritet tê aprovohet nga samiti I liderëve europiaë të 26 dhe 27 marsit. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!