Ka nisur manifestimi i thirrur nga Presidenti Meta. Ky i fundit ka dalë nga presidenca nën meloditë e këngëve patriotike duke u pritur tek dera e godinës nga një vajzë e veshur kuqezi.
Më pas, Meta ka hipur në podium duke bërë shqiponjën me duar, ndërsa të pranishmit thërrasin “Rama Ik” dhe “Poshtë diktatura”.
ORA 18:45: Ka përfunduar protesta e thirrur nga Presidenti Meta. Protesta kishte si mesazh të saj mbrojtjen e Kushtetutës.
Manifestimi u hap nga Neritan Liço, i cili thirri të mbajë fjalën i pari Ledio Bianku, gjyqtar i Gjykatës së Strasburgut. Më parë, protestës iu bashkuan kreu i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha.
ORA 17:50: Në fjalën e tij gjatë tubimit të thirrur nga Presidenti Meta, ish- ambasadori Agim Nesho u shpreh se Shqipëria e sotme është më e plakur. Sipas tij institucionet janë të kapura dhe se është koha që të shqiptarët të bëhen bashkë në mbrojtje të Kushtetutës.
“Të kesh demokraci është zgjedhja jonë, të mbrosh është detyra jonë.
Sepse të gjithë duam një shqipëri demokratike, me të drejtat tona të respektueshme, që fëmijët tanë të jenë krenarë të punojnë këtu. Sot Shqipëria është më e plakur, është vrarë shpresa për të ardhmen, polarizimi i ekonomisë, autokracia e pushtetit, lidhjet e krimit me politikën, në një vend ku regjimi një partiak ka kapur institucionet, por llogaridhënia me popullin janë tretur në propagandë ku transparenca mungon.
Jetojmë me lidhjet e krimit me politikën. Në një vend ku regjimi njëpartiak ka kapur institucionet, transparenca mugon dhe dëshpërimi të mbyt, kemi mbetur pa nerv dhe të lodhur, kemi pritur që gjendja të ndryshojë. Kemi pritur që opozita e bashkaur të bëjë ndryshimin . E sotmja është këmbanë alarmi. Të gjithë në mbrojtje të Kushtetutës dhe respektimit të shtetit ligjor.
Sot jemi para shkeljes së Kushtetutës, aktit të madhor për të ardhmen e vendit. Kapja e institucioneve është vija e kuqe për të mbrojtur demokracinë. Mund të kemi menduar se lufta politike është luftë interesash, por e sotmja është këmbanë alarmi për mbrojtjen e Kushtetutës dhe kthimin e sovranitetin.
Sot kërkojmë vetëm mbrojtjen e saj, dhe kërkojmë përgjigje për disa pyetje.
Pse keni frikë nga zgjedhjet e reja për të kthyer legjitimitetin e institucione, pse keni frikë për të denuar krimin elektoral.
I drejtohem edhe ndërkombëtarëve me pyetjen se kush e kush e destabilizoi Shipërinë”, tha Nesho.
ORA 17: 40: Fjalën e parë në manifestim e mbajti Ledi Bianku, personalitet i njohur i së drejtës ndërkombëtare dhe ish-anëtar Gjykatës se Strasburgut.
“Ju falënderoj për mikpritjen dhe presidentin Meta për ftesën.
Kur mora këtë ftesë pyetja e parë që i bëra vetes ishin arsyer që duhet të vija:
1 është rëndësia e këtij tubimi, mbrojtja e kushtetutës. Më lejoni tju the se unë nuk kam ardhur që të vendos se në debatin mes presidentit dhe mazhorancës ka të drejtë njëri apo tjetri. Nuk është as roli as detyra ime dhe as vendi.
Debati president mazhorancë për interpretimin e Kushtetutës nxjerr në pah një problem tjetër atë që pa një gjykatë kushtetuese të pavarur me integritet dhe të zgjedhur në përputhje me Kushtetutën, kjo e fundit ngelet veçse një letër pa kuptim.
Pa një gjykatë që imponon zbatimin e Kushtetutës nuk kemi më një forcë të ligjit që vepron por kemi ligjin e forcës përfshirë edhe në interpretimin e Kushtetutës. Kjo më con te arsyeja e dytë.
Në një vend ku as presidenti nuk ka mundësi që pretendimet tja paraqesë për shqyrtim një organi të pavarur, imagjinoni çfarë mundësish kanë qytetarët e thjeshtë që pretendojnë mbrojtjen e lirive kur ja shkel qeveria.
Ka nga ata që thonë se qëllimi i këtij tubimi është për pushtet, unë kam ardhur që tju them se: PO qëllimi është për pushtet, por për pushtetin kushtetues që çdo njeri duhet të ketë. Ky është pushteti më i rëndësishëm në një shtet ligjor.
Çfarë emri i vihet kësaj situatë?
Më lejoni ti referohem zv/kryetarit të Gjykatës së Strasburgut i cili 10 ditë më parë, në një tubim në Londër shprehej me këto fjalë: pushteti i pakontrolluar i shumicës që nuk merr në konsideratë interesat e pakicës çon në autoritarizëm.
Në vitin 1986 Gjykata e bashkimit Europian thoshte se Bashkësia evropiane është bashkësia e së drejtës, përderisa as shtetet dhe as institucionet BE nuk mund ti shpëtojnë kontrollit të pajtueshmërisë së akteve të tyre me aktin themeltar. Në Shqipëri ka më shumë se 2 vjet që aktet që dalin nga Parlamenti nuk kontrollohen nga askush.
Arsyeja e katërt që më shtyu të vija sot në Tiranë, është pyetja që i bëja vetes: Në këtë situatë absurdi kushtetues që nuk ka gjykata të interpretoj në ligjit dhe të kontrollojnë shkeljet e tij, pyesja veten si do reagojnë bashkëkombasit e mi:
Sot që iu shoh kuptoj se ka një arsye tjetër dhe kjo arsye jeni ju. Pa këto gjykata liritë vdesin“, tha Bianku.
ORA 17.26: I bashkohet protestës Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha shprehu falënderimet e tij për të gjithë shqiptarët që i janë bashkuar protestës.
““Mesazhi im është një falenderim nga zemra për qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të mbrojtur Kushtetutën. E vetmja garanci për ruajtjen e lirisë është mbrojtja e Kushtetutës dhe se liria minohet kur Kushtetuta shkelet.
Kushetutës i ka mbetur vetëm kapaku. Duhet zgjidhur menjëherë kriza dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale në një ditë.
Unë këtu ndodhem si qytetar, si prind, si bashkëshort dhe bashkëqytetar. Unë kam dalë për të dhënë mesazhin që ky është një tubim qytetar, dhe është një bashkim qytetarësh”, tha Basha.” tha Basha.
Ndërkohë vijon grumbullimi i mijëra shqiptarëve në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.
ORA 16.45: Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku pas pak do të nisë manifestimi i thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Nga pamjet që ABC News ka përcjellë shihen qytetarë të shumtë që kanë lidhur në krah flamurin kuqezi, duke përcjellë mesazhin se ky është një manifestim në mbrojtje të Kushtetutës dhe shtetit shqiptar.
Vetë Presidenti Meta ka bërë thirrje prej ditësh që qytetarët të shkojnë në shesh vetëm me flamurin kuqezi. Po ashtu nga kamera e ABC News shihen edhe një numër i madh policësh, të cilët kanë rrethuar Kryeministrinë.
Policët dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë vendosur përgjatë gjithë Kryeministrisë, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, edhe pse ka informacione që manifestimi do të jetë paqësor.
Pak para nisjes së manifestimit, Meta publikoi një video duke dhënë mesazhin se vendit i duhet liria dhe demokracia dhe se sot ishte dita.
Ky tubim është kundër qeverisë pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për “grusht shteti” për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi iu hoq edhe e drejta ekskluzive e betimit të anëtarëve nëse nuk vepron për 10 ditë.
Ka përfunduar protesta e thirrur nga Presidenti Meta. Protesta kishte si mesazh të saj mbrojtjen e Kushtetutës.