Princ Harry dhe Meghan Markle janë caktuar të kryejnë angazhimin e tyre të fundit mbretëror, këtë muaj. Çifti vazhdon të jetë i angazhuar në mbështetjen e bamirësive dhe çështjeve të ndryshme me të cilat po merren që tani. Duka i Sussex ka qenë duke punuar për disa vite me “OnSide”, një bamirësi që i dedikohet mbështetjes së fëmijëve dhe të rinjve rreth e qark Mbretërisë së Bashkuar, dhe angazhimi do të vazhdojë.
Sipas The Times, Princi Harry ka thënë për bamirësinë “OnSide”, e cila ka ndërtuar 12 klube të rinjsh në Angli, se ai do të vazhdojë ta mbështesë punën e saj. Planet e bamirësisë kanë të bëjnë me ndërtimin e një rrjeti kombëtar klubesh për të mbajtur fëmijët larg rrugëve, larg thikave të krimit dhe larg celularëve. Lajmin e ka pohuar edhe kryetari i bamirësisë, John Roberts, i cili ka thënë: “Unë mund të konfirmoj se Harry ka pohuar personalisht se do të vazhdojë mbështetjen e tij për ‘OnSide’.”
Më 29 nëntor të 2019-ës, Harry u ngjit në skenën e çmimeve të “OnSide”, në Londër, ku u shpreh se “OnSide” është një organizatë akoma e re, por nuk duhet nënvlerësuar kurrë fuqia dhe ndikimi i të rinjve./abcnews.al