Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjykata kalon për gjykim dosjen penale ndaj Klevis Balliut dhe banorëve të Astirit

schedule13:20 - 2 Mars, 2020

schedule 13:20 - 2 Mars, 2020

Gjykata kalon për gjykim dosjen penale ndaj Klevis Balliu dhe banorëve të Unazës së Re.

Lulzim Maqinaj, Ilir Katiraj, Seit Hajderas dhe Elton Skënderi, akuzohen për kundershtim i forcave të policisë, tubim i paligjshëm.

Pas përfundimit të seancë në një prononcim për gazetarët, Balliu tha se nuk ka asnjë provë që ai i ka thyer krahun policit, për të cilin akuzohen.

Ndërkaq, gjatë fjalës së tij, Balliu tha se qytetarët shqiptarë janë të pambrojtur dhe sipas tij kjo është një ndër arsyet pse dyuet të jenë sot në shesh.

“Sot qytetarët shqiptarë janë të pambrojtur dhe kjo është një arsye që sot duhet të jemi në shesh pa flamuj partiakë. Ju e patë edhe te Kongresi që dy orë foli Rama, 3 orë Linda, ndërkohë ku ishin socialistët. Një kongres familjar, sepse ai njeri e sheh pushtetin si dicka personale. Ndërkohë që shkatërron jetën e qytetarëve

Ne do vijojmë të përballemi me padrejtësinë. Unë kam kërkuar se ku është një provë për policin që thonë se unë i kam ushtruar policit. S’kemi asnjë masë ndaj asnjë polici. Pushojnë cështjen e unazës së re dhe nuk pushojnë çështjen këtu, ndaj meje që nuk kanë asnjë provë. Këtu nuk ka lidhje ligji.

Banorët e unazës së Re po përballen me padrejtësinë. Atje është shkelje e Kushtetutës, aty bëhet për të vjedhur pronat”, u shpreh ish-deputeti.  /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!