Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga foltoja e Kuvendit raportoi mbi situtën nga koronavirusi. Ministrja tha se janë testuar 31 raste dhe ende në Shqipëri nuk ka asnjë të prekur nga virusi i ri.
Manastirliu tha se nëse do ketë, rastet e para do të priten tek spitali “Infektiv” dhe më pas do të transferohen te “Shefqet Ndroqi”.
“Spitali infektiv do të presë rastet nëse do të ketë më pas do të ketë një transformim te spitalit ‘Shefqet Ndroqi’. Një milion dollarë janë shtuar nga buxheti për masat personale dhe 1.2 mln maska janë shpërndarë për forcimin e masave personale. Urgjenca kombëtare ka marrë të gjitha masat për transportin e rasteve. Kemi shtuar kapacitet e urgjencës kombëtare. Vijon trajnimi për personelin shëndetësor. Dua të informoj se kemi testuar 31 raste dhe nuk ka asnjë rast deri më tani të konfirmuar. Testimet rezultojnë negative. Për këtë situatë do të vijojmë të mbajmë komunikimin publik. Kjo është një situatë që përballohet pa panik”, u shpreh ministrja. /abcnews.al