Është shënuar viktima e dytë nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Viktima është konfirmuar në King County, Washington.
Mediat vendase bëjnë me dije se viktima është një mashkull i cili ndodhej në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve në SHBA ka shkuar në 88, në Nju York është konfirmuar rasti i parë i të prekurit me koronavirus./abcnews.al

