Jo çdo ditë ndodh që idhujt e tu të të kushtojnë rëndësi. Ti i vëzhgon nga larg dhe e pret atë ditë dhe kur ndodh që i takon, shpërthen në lot.
Kështu ndodhi me një vajzë të vogël në Brazil. Së bashku me nënën e saj ajo kishte shkuar në stadium për të parë Flamengon, skuadrën e saj të zemrës.
Kur ndeshja mbaroi, sulmuesi kryesor i skuadrës braziliane, Gabigol, ju drejtua vajzës së vogël dhe i dhuroi fanellën.
Vogëlushja u emocionua dhe shpërtheu në lot, ndërkohë që nëna e saj e përqafon. Momente emocionuese, që i hasim shpesh në futboll. / abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B9KjQG9grf1/?igshid=1g8fds7bklod2