Raportuesja për Kosovën në PE krah Albin Kurtit: Kosovës duhet ti liberalizohen vizat

schedule22:18 - 29 Shkurt, 2020

schedule 22:18 - 29 Shkurt, 2020

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka përkrahur propozimin e Kryeministrit Albin Kurti që te merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Von Cramon përmes një postimi në Tëitter shkruan se propozimi i kryeministrit Kurtit për heqjen e tarifës duhet të vlerësohet nga Këshilli Evropian që përfundimisht të heq vizat për Kosovën.

“Një sinjal shumë i rëndësishëm nga Albin Kurti. Kjo duhet të vlerësohet nga Këshilli i Evropës (në veçanti nga Berlini) që përfundimisht të heq regjimin e vizave për Kosovën”, shkruan ajo.

Gjithashtu në postimin e sajViola von Cramon i ka bërë një replikë postimit të ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt, i cili ka shpërndarë njoftimin zyrtar të Bashkimit Evropian lidhur me propozimin që të merret vendim për heqjen e tarifës 100 për qind për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!