Kur betejën ligjore me Ardjan Dvoranin e ka çuar në dyert e drejtësisë, Ilir Meta dhe këshilltarët e tij janë angazhuar të zbardhin të tjera shkelje kushtetutese të cilat sipas tij kanë për qëllim kapjen e institucioneve.
Në 12 shkurt, Kuvendi vendosi t’i heq me ligj kreut të shtetit të drejtën për betimin e gjyqtarëve të Gjyqtarëve të Kushtetueses, me arsyetimin se dakordësinë për këtë vendimarrje e kishte marrë në konsulta me institucionet. Por 24 orë pasi kartonat të ngriheshin, Ilir Meta pyeti institucionet për këshillat që i kishin dhënë Kuvendit dhe përgjigjet ishin këto.
Për Ilir Metën qëllimet e maxhorancës ishin të qarta. Të gjithë energjinë e tij, Presidenti e ka fokusuar te manifestimi i të hënës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, teksa qetësoi edhe ambasadën e SHBA për rendin e tubit të tij. Teksa alertin e pa në rradhët e shumicës.
Betejën premtoi se do ta vijoi edhe pas ditës së hënë, teksa 2 gishtat i mbajti gjatë lart për t’i kujtuar qytetarëve se ajo do të jetë data e shenjtërimit të kushtetutës.