Tre pikë të arta për Laçin, që kap Partizanin me 38 pikë. Kurbinasit mposhtën me rezultatin e pastër 0-2 Luftëtarin dhe protagonistë ishin dyshja e sulmit, Kyrian Nwabueze dhe Redon Xhixha. I pari shënoi me penallti dhe vendasit kontestuan shumë.
Xhixha ishte ai që i dha goditjen e fundit gjirokastritëve. Sulmuesi mori një pasim nga kolegu amerikan i repartit të avancuar dhe nuk fali përballë portierit Qyrani. Kjo fitore ishte një detyrim për skuadrën e Armando Cungut, që javën e shkuar mundi edhe Flamurtarin.
EMOCIONET NË BALLSH E SHKODËR – Skënderbeu ka triumfuar në minutën e fundit me Vllazninë, në një ndeshje që kishte raste nga të dyja krahët. Gjithsesi korçarët ishin ata që gëzuan, pasi Blerim Krasniqi realizoi në minutën e fundit shtesë dhe i dha tre pikët skuadrës së Ilir Dajës, që mposhti për të parën herë shkodranët për këtë sezon.
Emocione edhe në Ballsh, aty ku Hidi nuk shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit. Bylisi dominoi takimin dhe pati shumë raste për të realizuar, por Flamurtari rezistoi deri në fund dhe me barazim 0-0 ato morën një pikë që nuk është se u vlen shumë për objektivin mbijetesë. /abcnews.al
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24
E shtunë, më 29 shkurt, ora 14:00
Bylisi-Flamurtari 0-0
Luftëtari-Laçi 0-2
Shënues: Nwabueze 66′ (pen.), Xhixha 88′
Vllaznia-Skënderbeu 0-1
Krasniqi 90+4′