Penallti e humbur dhe dy lojtarë në spital, panorama e Superiores në 45′

schedule14:53 - 29 Shkurt, 2020

schedule 14:53 - 29 Shkurt, 2020

Tre ndeshje, asnjë gol në Superiore. Në Shkodër, Ballsh dhe Gjirokastër janë mbyllur pjesët e para me rezultatet 0-0. Vllaznia po përballet me Skënderbeun, Luftëtari me Laçin dhe Bylisi me Flamurtarin.

DËMTIMET DHE PENALLTIA – Në Ballsh, në minutën e 28-të, u dëmtuan dy futbollistë. Jurgen Goxha dhe Carlos Henrique u përplasën mes tyre dhe mbetën të shtrirë në fushë, duke bërë që stafet mjekësore të të dyja ekipeve të shkonin pranë tyre dhe t’u jepnin ndihmë mjekësore. Ata nuk mund të vazhdonin më dhe autoambulanca është futur në fushë për t’i transportuar drejt spitalit, ku edhe do të marrin ndihmë më të specializuar nga mjekët.

Bylisi pak minuta më pas fitoi një penallti, që u ekzekutua si zakonisht nga portieri Isli Hidi. “Gardiani” kryeqytetas nuk u tregua i saktë, teksa goditi shtyllën pingule dhe i hoqi një mundësi të mirë ballshiotëve për të kaluar në avantazh.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 24
E shtunë, më 29 shkurt, ora 14:00

Bylisi-Flamurtari 0-0
Luftëtari-Laçi 0-0
Vllaznia-Skënderbeu 0-0

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!