Pep Guardiola i është rikthyer sërish fitores 1-2 në “Santiago Bernabeu” kundër Real Madrid. Manchester City hodhi një hap të sigurt drejt kualifikimit në çerekfinalet e Champions League.
Elozhet për trajnerin spanjoll të “Cityzens” nuk munguan pas triumfit ndaj djemve të Zidane, por ky i fundit tregohet modest në prononcimin e dhënë për AS.
“Unë perfekt? Gaboheni. Linja mes fitores dhe humbjes është shumë e hollë. Në Champions League e bëjnë diferencën detajet. Nëse Sergio Ramos do të kishte shënuar golin e dytë, do të ishte Zidane perfekt, ndërsa unë do të cilësohesha si katastrofë“, deklaron Pep Guardiola. /abcnews.al