“Emigrantët i drejtohen kufijve”, BE paralajmëron Turqinë: Përmbush detyrimet e marra

schedule14:24 - 28 Shkurt, 2020

schedule 14:24 - 28 Shkurt, 2020

Bashkimi Europian i bëri thirrje Turqisë që të përmbushë detyrimet e saj pasi Ankaraja deklaroi se nuk do të ndalojë më kalimin e emigrantëve në Europë, duke bërë që qindra refugjatë të afrohen në kufijtë me Greqinë dhe Bullgarinë.

Vendimi i Turqisë vjen pas vrasjes së 33 ushtarëve turq nga një sulm ajror në Idlib. Ky është dhe bilanci më i rëndë që nga dita e parë e ndërhyrjes ushtarake turke në Siri në vitin 2016, kundër focave siriane të mbështetura nga Rusia.

Në Turqi ndodhen aktualisht rreth 3.6 milion sirianë. Ankaraja ka bërë një marrëveshje me Bashkimin Europian për të ndaluar flukset e refugjatëve për në vendet e Bashkimit Europian, por presidenti turk Erdogan ka kërcënuar se do të hapë kufijtë në mënyrë që ata të vazhdojnë rrugën e tyre.

Zëdhënësi i partisë së Erdogan u shpreh se Turqia nuk do i mbante më refugjatët në territorin e saj pas sulmit në Idlib.

Greqia nga ana e saj ka përforcuar patrullat e policisë në kufirin me Turqinë.

Përveç monitorimit në disa zona të Sirisë, NATO nuk ka një rol të drejtpërdrejtë në konfliktin që ka përfshirë vendi por anëtarët e saj janë të përçarë për sa i përket veprimeve të Turqisë atje. Ndërsa aelatët europianë i shqetësohen një vale të re refugjatësh.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov u shpreh se gjatë një bisede telofonike mes presidentit rus Putin dhe atij turk Erdogan, kreu i Kremlinit premtoi se do të bëhej çdo gjë për të shmangur tragjedi të tilla në të ardhmen. Gjithashtu Putin tha se Moska do të bënte të pamundurën për të mbajtur të sigurtë ushtarët turq në Siri.

Ndërhyrja turke në Siri së bashku me kritikat dhe kërcënimet me sanksione ndaj Ankarasë po shkakton dhe një krizë brenda aleancës ushtarake.

Franca në mënyrë të veçantë shtron pyetjen se çfarë do të bënin aleatët e Turqisë nëse Ankaraja kërkon mbështetjen e tyre duke iu refereuar artikullit 5 të marrëveshjes së Washingtonit. Sipas këtij artikulli të gjithë aleatët duhet të mbrojnë një vend anëtar që sulmohet./abvnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!