Tre grupe efektivësh të Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës kanë zhvillluar kontrolle në banesat e fshatit në Lazarat.
Burime për abcnews.al bëjnë më dije se janë realizuar kontrolle në banesën e Amarildo Aliko, ku edhe i janë gjetur në banesë tre armë automatike model “56”, një grenatë pushkë 20-tëshe dhe mijëra fishekë.
Mësohet se operacioni ka filluar orë 05:00 të mëngjesit dhe po vazhdon në banesa të tjera.

