Opinionisti dhe ish-futbollisti, Ermal Tahiri dhe trajneri i njohur, Agim Canaj kanë dhënë mendimet e para në lidhje me derbin e kryeqytetit në emisionin “Pressing” në ABC News.
TAHIRI – “Në ndeshjen e fundit që ka fituar Tirana, ka qenë gjashtë pikë poshtë Partizanit. Tani është Tirana me gjashtë pikë më shumë dhe e njëjta gjë mund të ndodhë nesër. Biletat këtë radhë janë shitur më shumë se herët e tjera. Tifozët i kanë dhënë shumë rëndësi kësaj ndeshje”.
CANAJ – “Derbet janë të rëndësishme për momentin se ku ndodhen skuadrat. Ka një fillim dhe një fund, luhet derbi i tretë. Ky është derbi i konfirmimit për Tiranën dhe derbi i revanshit për Partizanin. Nëse Tirana vazhdon me këtë rrugë, do të jetë forca e parë për të fituar titullin. Nëse ndodh e kundërta, do të kemi një garë treshe për fitimin e kampionatit”. /abcnews.al