Dasara Karaiskaj: Partizani është Partizani, Tirana fiton një herë në 100 vite

schedule23:01 - 27 Shkurt, 2020

schedule 23:01 - 27 Shkurt, 2020

Dasara Karaiskaj, moderatore dhe tifoze e Partizanit, është e ftuar në emisionin Pressing, në ABC News. Në fjalën e saj, Karaiskaj u shpreh: “Më ke vënë në pozitë, pasi si Bledin, si Sardin, i dua shumë, kanë talent në punën e tyre. Si më kë vënë kundër tyre.

Egbo ka thënë se është ndeshje si gjithë të tjerat, por në derbi, nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat. Është derbi dhe e gjithë tifozeria e pret me padurim. Nuk po merrem me statistika, por me ato që Egbo ka thënë. Mos u gëzoni me një fitore pas 100 vitesh (drejtuar Kokës).

Tirana e mban shumë lart entuziazmin, duke filluar që nga presidenti, e të gjithë me radhë te klubi i Tironës. Presidenti i pari bën gabim që nuk e sheh me administrim dhe objektivitet atë klub. Kështu bën gjithmonë Tirana: Do të fitojmë kampionatin, do të fitojmë kampionatin!

Unë e kam parë Partizanin edhe në momentin më të vështirë, kur ra nga Kategoria. Por Partizani është Partizani, nuk është si Tirana. Partizani ka tifozë në çdo cep të Shqipërisë. Ti Bledian je durrsak dhe me Tiranën, si Anila Basha, nuk e di…

Ne jemi kampionët në fuqi, ju flisni a do e marrim kampionatin apo jo. Të flasim për këtë fuqinë, pastaj për të tjerat. Po humbi Partizani, nuk është fundi i botës. Ohu tani, fjalë…

Nuk e kuptoni ju spotin e Partizanit: Emocionin, lotët, të qarat nga gëzimi i fitimit të titullit kampion sezonin e shkuar”, u shpreh Karaiskaj./abcnews.al