Olympiacos befason Arsenalin. Grekët kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e 53-të, duke reaguar pas humbjes 0-1 në Greqi. Valbuena krosoi nga këndorja dhe mbrojtësi Cisse goditi fort me kokë, duke lënë të shtangur në vend portierin Leno.
“Topçinjtë” duhet të reagojnë për të shmangur shtesat, teksa një tjetër gol i miqve do të ishte fatal për djemtë e Mikel Artetës. /abcnews.al