Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Heqja e taksës, Albin Kurti nuk kushtëzoi vetëm Serbinë: Çfarë kërkon nga BE-ja

schedule19:43 - 27 Shkurt, 2020

schedule 19:43 - 27 Shkurt, 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi pasditen e sotme se Qeveria ka vendosur të heqë taksën ndaj mallrave pjesërisht dhe me kushte. Kurti ka vendosur ta heqë tarifën për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina duke filluar nga data 15 mars.

“Nga 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina”, është shprehur ai, duke sqaruar se “kjo si shenjë për gatishmëri për marrëveshjen ekonomike tregtare me Serbinë. Ftojmë Serbinë që të zotohet që ta ndërpresë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës”. 

E nëse Serbia vazhdon fushatën miqësore, atëherë nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe.



“Nëse pala serbe dëshmon përkushtim të mirëfilltë në këtë fushatë miqësore, atëherë duke filluar nga data 1 prill 2020, do ta heqë tërësisht tarifën për një periudhë 90 ditëshe”. 

Por Kryeministri i Kosovës nuk ka vendosur kushte vetëm ndaj Serbisë. Ai kërkon që “BE ta vlerësojë lart heqjen e tarifës duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit. Nëse Serbia nuk e përfill qëndrimin e Kosovës dhe nuk fillon heqjen e barrierave, me fillim nga data 1 prill do të nisë zbatimi i reciprocitetit, njëherë me fushën e tregtisë e pastaj në fushën ekonomisë. Në rast se pala serbe nuk reflekton as pas një periudhe 90 ditësh për heqjen e tarifës për lëndën e parë, atëherë Qeveria nga data 15 qershor do ta kthejë tarifën, deri në zbatimin e reciprocitetit”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kujtojmë se Samiti i Zagrebit do të mbahet me datat 5-7 maj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!