Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zgjedhur dy fraza të kryeministrit Edi Rama të bëra një ditë më parë në Moskë, gjatë takimit me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, në të cilin ka theksuar se Shqipëria nuk është e detyruar, por ka zgjedhur të jetë në të njëjtën linjë me aleatët e saj si NATO dhe BE.
Kim ka ripostuar dy fraza të kryeministrit shqiptar Rama:
“Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe.”
“Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në jo sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur. .. ”./abcnews.al