Bayern Munchen e mbylli çështjen e kualifikimit në çerekfinalet e Champions League që në ndeshjen e parë ndaj Chelsea. Skuadra e Flick triumfoi 0-3 në “Stamford Bridge” falë dygolëshit të Gnabry dhe rrjetës së Lewandovski.
Në të njëjtin hotel që qëndruan kampionët e Gjermanisë ishte edhe Jon Bon Jovi. Ylli amerikan i muzikës “Rock” zbulon një prapaskenë interesante për radion britanike talkSport.
“Ndodhesha në barin e hotelin për disa çështje biznesi dhe pashë afër meje disa lojtarë të Bayern duke pirë Whiskey dhe duke u argëtuar. E di që do t’i shkaktoj telashe ndonjërit prej tyre. Unë mendoj se fitorja ndaj Chelsea erdhi falë Whiskey që konsumuan“, deklaron muzikanti i famshëm. /abcnews.al