Trajneri i Huddersfield, Danny Cowley, i ka thurur elozhe talentit të Arsenalit, Emile Smith-Rowe. Ky i fundit është i huazuar nga “Topçinjtë” te Huddersfield, aty ku po bën një sezon të shkëlqyer në Championship.
Cowley tha se Smith-Rowe është një talent i rrallë, si dhe bëri një batutë që ka marrë jo pak vëmendje në mediet angleze. “Emile Smith-Rowe është një lojtar fantastik, apo jo?”, tha fillimisht Cowley.
“Ai ka një aftësi të jashtëzakonshme të gjejë hapësira, ai gjen hapësirë edhe në një kabinë telefoni (qesh). Është i paprekshëm për kundërshtarët, luan shpejt dhe është i përkushtuar”./abcnews.al
Keep doing your thing, @EmileSmithRowe ?@HTAFC ? pic.twitter.com/r52Kha6Bmq
— Arsenal Academy (@ArsenalAcademy) February 26, 2020

