Takimi mes Indepedientes dhe Gimnasias u mbyll me fitoren e miqve të drejtuar nga Maradona, me rezultatin 0-1. Kur takimi ishte i barabartë 0-0, më konkretisht në minutën e 60-të, trajneri i Indepediente vendos të largojë nga fusha sulmuesin anësor, Cecilio Dominguez.
Ky i fundit, nuk e priti mirë zëvendësimin dhe menjëherë sapo u ul në stol, vendosi të shtrihej dhe të flejë gjumë. Fotot e futbollistit të Paraguait u bënë menjëherë virale.
Dominguez i ka kushtuar plot 5 milion euro ekipit të Indepedientes, para që shkuan në arkat e ekipit meksikan, Club America. Që nga transferimi i tij i bujshëm, futbollisti i kombëtares të Paraguait nuk ka arritur të bindë dhe episodi në stolin e rezervave, ka shtuar edhe më shumë kritikat ndaj tij./abcnews.al


