Shkumbini po u gërryen tokat bujqësore dhe prodhimet po u shkatërrohen, ndaj për këtë arsye banorët e fshatit Kalush kan protestuar. Ata kërkojnë ndërhyrje në argjinaturë, e cila u rrezikon edhe banesat. Gjatë tre muajve të dimrit, ata thonë se janë përmbytur katër herë nga lumi Shkumbin.
Dëmet më të shumta janë në prodhimet bujqësore, te cilat sot rrezikojnë kalbëzimin për shkak të qëndrimit të gjatë nën uje. Përmbytja e fundit ka qenë para një jave, ku uji i lumit Shkumbin arriti lartësinë 40 centimetra duke mbuluar të mbjellat dhe pemët frutore.
Kalushi është pjesë e njësisë administrative Rrogozhinë dhe shtëpitë e banorëve ndodhen jo më shumë se 100 metra larg nga lumi./abcnews.al