Ka përfunduar finalja e Kupës së Shqipërisë për skuadrat U17. Partizani dhe Tirana u përballën mes tyre në “Selman Stërmasi” dhe në fund pati festë bardheblu. Djemtë e Migen Memellit shkatërruan rivalët e kuq me rezultatin e thellë 4-0.
Meçulli dhe Birçaj ishin heronjtë e Tiranës me nga një dygolësh të shënuar. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e bardhebluve, të cilët nuk u përmbajtën dhe shënuan tre herë të tjera në 45 minutat e dyta.
Një tjetër fitore me “poker” për Tiranën, që kishte eliminuar me të njëjtin rezultat Shënkollin në gjysmëfinale, ndërsa “Demat e Kuq” të Marko Pelinxhit arritën në finalen e madhe pas fitores 2-1 kundër Football Republic.
Finalja e madhe nuk pati histori dhe derbi u fitua nga Tirana. Festë e madhe për bardheblutë e vegjël, teksa nesër zhvillohet finalja e U19 midis Tiranës dhe Shënkollit. Kryeqytetasit kanë shansin të bëjnë bis, teksa të premten do të zhvillohet derbi i madh i Kategorisë Superiore në “Air Albania Stadium”. /abcnews.al
U17 / FINALJA E KUPËS SË SHQIPËRISË
Partizani-Tirana 0-4
Shënues: Meçulli 11′, 58′, Birçaj 65′, 86′