Në limitet e afatit për të vetdeklaruar dëmet nga tërmeti i 26 nëntorit në njësitë bashkiake në kryeqytet është krijuar fluks i familjarëve që duan të aplikojnë.
Tre muaj pas tërmetit të 26 nëntorit qytetarët duhet të vedeklarojnë dëmet pranë sporteleve të posaçme me anë të një karte identiteti dhe certifikatën e pronësisë. Në disa njësi janë detyruar që të presin gjatë në radhë.
“Isha e sëmurë dhe lash vajzën aty brenda”, u shpreh e moshuara.
Në përfundim të afatit prej ditësh qytetarët e prekur shprehen se nuk kanë pasur informacion në lidhje me aplikimin dhe prandaj e kanë lënë për ditët e fundit. Ndërsa nuk mungojnë edhe burokracitë.
“Kam ardhur disa herë, por më mernin vetëm numrin e telefonit dhe emrin”, tha një tjetër qytetar.
Edhe pse shumë shtëpi janë të dëmtuara qytetarët vijojnë të jetojnë mes rrënojave.
“Kam pësuar dëmë të mëdha. E kemi jetën në rrezik. Vazhdojnë akoma të bien pjesë të mureve. Kemi frikë, janë hapur muret dhe deri tani nuk kanë ardhur për të verifikuar”, u shpreh qytetarja.
Sipas të dhënave zyrtare deri më tani kanë aplikuar mbi 36 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Aplikimi online për vetdeklarimet ka nisur në 29 janar dhe është i rëndësishëm për hapat që do ndiqen në vazhdim.
Ndërsa procesi rindërtimit parashikohet të nisë në datën 10 mars./abcnews.al