Juventusi është gati për duelin kundër Lyon. Nesër në mbrëmje zhvillohet në Francë dueli i parë për një vend në fazën çerekfinale. Trajneri i bardhezinjve, Maurizio Sarri flet rreth situatës së koronavirusit, kundërshtarit, objektivitit Champions dhe e mbyll me CR7.
“Koronavirusi nuk është një problem europian as italian. Tifozët kanë të drejtën të jenë në Lyon me ne. Francezët janë një skuadër shumë e rrezikshme. Atyre u ka munguar vetëm vazhdimësia. Do të na duhet të bëjmë një ndeshje të madhe për të siguruar rezultat pozitive.
Në Itali e ndjejmë detyrimin për të arritur të gjithë objektivat, por në Europë ka skuadra më potente dhe më të forta se ne. Juventusi bën pjesë në 10-12 skuadrat që ëndërrojnë fitimin e Champions League. Para 20 vitesh skuadrat italiane dominonin futbollin europian, tani është e vështirë shumë për të triumfuar në Champions. CR7? Ndodhet në formë të mirë në të gjithë aspektet, është gati për të na udhëhequr“, deklaron Sarri. /abcnews.al