Garcia: Nuk kemi një plan anti-Ronaldo, Sarri nuk e ndryshon dot filozofinë

schedule19:29 - 25 Shkurt, 2020

schedule 19:29 - 25 Shkurt, 2020

Trajneri i Lyonit, Rudi Garcia, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së parë kundër Juventusit, që do të luhet në Francë nesër.

“Ne kemi besim se do të kalojmë Juventusin, edhe pse sezoni në përgjithësi nuk ka qenë i lehtë deri më tani. E kemi studiuar Juventusin gjatë ditëve të fundit. Sarri është një trajner i suksesshëm, sidoqoftë, Juventusi është një ekip që rrallë bëjnë ndryshime të thella në identitetin e tyre, edhe kur trajneri zëvendësohet nga dikush tjetër.

Në vitin 2013, zbulova se Juventus ishte një institucion në Itali. Tani na takon të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm në ndeshjen e parë kundër tyre. Nuk jemi ne favoritët, por shikoni Liverpoolin, të gjithë menduam se ata do të fitonin ndaj Atletico Madrid javën e kaluar, të njëjtën gjë menduam edhe për PSG-në kundër Borussia Dortmund.

Ne duhet të jemi shumë të motivuar dhe të gatshëm për t’i shkaktuar probleme Juventusit. Nuk mund të përqendrohemi vetëm në mbrojtje, kështu që duhet të jemi në maksimumin e lojës tonë në çdo aspekt dhe tifozët mund të na ndihmojnë të arrijmë një rezultat pozitiv.

Ronaldo? Ne nuk kemi menduar për të, nuk kemi një plan “Anti-Ronaldo”. Coronavirusi? Do të shohim nëse tifozët do të jenë pranishëm apo jo, ne po mendojmë vetëm për ndeshjen”, përfundoi Garcia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!