“Laja banjat i vogël, humbja e babait më motivoi. Reali? Klub fantastik”

schedule18:50 - 25 Shkurt, 2020

schedule 18:50 - 25 Shkurt, 2020

Rahem Sterling ka kaluar një fëmijëri të vështirë dhe nuk e ka pasur aspak të lehtë për të arritur këtu ku është. Babai i tij vdiq kur Rahemi ishte vetëm 2 vjeç dhe racizmi e ka shoqëruar gjithmonë, edhe tani që është një yll i Manchester City. Sulmuesi me origjinë nga Xhamajka ka dhënë një prononcim emocionues për AS, aty ku flet për momentet e vështira, vuajtjet e fëmijërisë, racizmin, Realin e Madridit dhe interesimin e spanjollëve kundrejt tij.

Vdekja e babait tim më motivoi të jap gjithçka nga vetja dhe të arrij më të mirën time. Vetëm duke u rritur e kuptova se sa e vështirë kishte qenë për mamanë time dhe vëllezërit. Mamaja është përkufizimi i punës së vështirë, nuk më motivon askush më shumë se ajo. Më ka mësuar të luftoj për atë që dua, sa herë që kam nevojë për stimuj më shkon mendja tek ajo.

Unë dhe motra ime pastronin banjat e një hoteli për të ndihmuar mamanë. Futbolli më ka ndihmuar shumë për të më mbajtur larg telasheve. Racizmi? Tani është bërë diçka normale në futboll. Nuk do të befasohesha aspak nëse një futbollist vendos të braktisë lojën dhe të largohet. Është një situatë shumë e trishtë.

Jam shumë i lumtur te City, por edhe Real Madrid është një klub fantastik. Është diçka madhështore të veshësh fanellën e Los Blancos. Gjithsesi, dua të sqaroj se kam një kontratë me City deri në vitin 2023 dhe dua ta respektoj atë. Askush nuk e di se çfarë do të na rezervoje e ardhmja. Unë jam gjithmonë i hapur për sfida, por sfida e momentit quhet Manchester City“, përfundon sulmuesi i talentuar anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!