Zvicra ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit. Rajoni i veri-lindjes autonome të Katalonjës gjithashtu ka shpallur rastin e parë.
Autoritetet spanjolle kanë bllokuar një hotel në Tenerife, një nga ishujt Kanarie, pasi disa njerëz rezultuan pozitiv me virusin.
Ndërkaq, më herët Austria njoftoi dy raste në Tiro, e para në vend dhe Kroacia gjithashtu u bashkua me listën e vendeve që kanë të infektuar me koronavirus.
Ndërkaq, Italia ka qenë qendra e vëmendjes ditët e fundit. Ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës ka raportuar mbi 200 raste dhe shtatë viktima. /abcews.al