3 mijë juventinë në stadium, alarmohen në Francë: Nuk i duam italianët

schedule15:22 - 25 Shkurt, 2020

schedule 15:22 - 25 Shkurt, 2020

Juventusi do të luajë nesër në Francë kundër Lyon. Kjo është ndeshja e parë e raundit të 1/8 në Champions League dhe rreth 3 mijë tifozë bardhezi pritet të jenë të pranishëm në Groupama Stadium.

Klubi italian ka deklaruar me anë të një komunikate se nuk do të ketë kufizime për tifozët e tyre dhe ata mund të udhëtojnë drejt qytetit francez. “Informacion i rëndësishëm për të gjithë tifozët që kanë ndërmend të marrin pjesë nesër në ndeshjen me Lyon. Autoritetet franceze dhe klubi i Lyon komunikojnë se nuk ka kufizime të veçanta për tifozët tanë“.

Kjo gjë ka rritur shqetësimin në Lyon. Në Itali është përhapur koronavirusi dhe francezët kanë frikë, me të drejtë, se ardhja e 3 mijë ultrasve bardhezi është e rrezikshme për ta. Le Parisien raporton se Kryetarët e Bashkisë, Meyzieu dhe Decines, i kanë kërkuar autoriteteve që të evitojnë zbarkimin e tifozëve të Juventusit në stadiumin e Lyon dhe në qytet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!