Udhëzuesi për maskat: Cilat na mbrojnë nga koronavirusi dhe si duhet të përdoren

schedule15:37 - 25 Shkurt, 2020

schedule 15:37 - 25 Shkurt, 2020

Maskat e zakonshme nuk i shërbejnë plotësisht personave të shëndetshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi. Më shumë, ato janë efektive për t’u mbrojtur nga njerëzit e sëmurë dhe përdoren për të mbrojtur personelin shëndetësor.

Masat higjienike (larja e duarve) dhe shmangia e kontakteve të ngushta janë të mjaftueshme për një person te shëndetshëm, raporton abcnews.al. Ndërsa ata që janë tashmë të sëmurë e kanë të domosdoshme të shmangin përhapjen e mikrobeve dhe patogjenëve, sipas kryetarit të Federatës së Urdhërave të Farmacistëve Italianë ( Fofi), Andrea Mandelli shkruan Corriere Della Sera.

1.Por kush duhet të veshë maska ​​atëherë?

Ata që dyshojnë se janë të infektuar me Koronavirus dhe kanë simptoma të tilla si kollitja ose teshtitja, ose ata që kujdesen për një person me infeksion të dyshuar të Koronavirusit, siç janë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që jetojnë në zona ku ka pasur një shpërthim të virusit si për shembull në komunën Codogno, Itali.

2.Cilat maska janë efektive?

Maskat më të përshtatshme janë ato të klasës FFP3 ose FFP2 (shiko fotot), të certifikuara në përputhje me EN 149, i cili konsiderohet një standard i nevojshëm për t’u siguruar nga këto pajisje kundër rrezikut biologjik. Kjo shpjegohet nga Shoqata e prodhuesve dhe shpërndarësve të pajisjeve mbrojtëse personale (Dpi). Maskat që kanë kodin FFP3 kanë një efikasitet filtrimi prej 98% (krahasuar me 92% të garantuar nga klasa FFP2).

Maska FFP2

3.Por si duhet t’i vishni ato?

Së pari, lani duart tuaja me sapun dhe ujë ose me dezinfektues- mbuloni gojën dhe hundën me maskë duke u siguruar që të ngjitet mirë në fytyrë – shmangni prekjen e maskës ndërsa e vishni, nëse e prekni, lani duart tuaja – kur të laget, zëvendësojeni atë me një të re dhe mos e përdorni përsëri; në fakt ato janë maska ​​që mund të përdoren vetëm një herë – hiqni maskën duke e kapur  nga pjesa elastike dhe mos prekni pjesën e përparme të maskës; – hidheni menjëherë në një qese të mbyllur dhe më pas lani duart.

Maska FFP3

Pikërisht për këtë arsye maskat FFP3 ose FFP2 nuk rekomandohen për fëmijë ose për persona me mjekër, sepse ” nuk mund të përshtaten dot me fytyrën e tyre”, sqaron Ministria e Shëndetësisë.

3.Maskat në Lombardi

Në Lombardi, rregullat janë: që mjekët e përgjithshëm dhe pediatërit të përdorin  pajisje mbrojtëse të përbërë nga: veshje të papërshkueshme nga uji, syze, maskë Ffp3, doreza dhe kapele. Të gjitha materialet e të cilave, sqarojnë mjekët e familjes, nuk janë të disponueshme akoma.

4.Angazhimi i autoriteteve

Këshilltari për mirëqenien e rajonit të Lombardisë, Giulio Gallera, tha të martën: «Ne po rimëkëmbemi: 300 mijë maska ​​ffp3, 200 mijë maska ​​kirurgjikale, një milion veshje të padeportueshme nga uji dhe 2 miliona doreza janë siguruar tashmë dhe do fillojmë t’i shpërndajmë.

Në nivelin kombëtar, të gjitha autoritetet përgjegjëse janë duke ndërmarrë hapa për të vënë në dispozicion maska ​​dhe dezinfektues të cilët mungojnë në treg. Ato do të arrijnë  brenda disa ditësh. Këtë e ka konfirmuar presidenti i Assofarm, Venanzio Gizzi.

5.Takimet e guvernatorëve

Stefano Bonaccini, Presidenti i Rajonit Emilia-Romagna, shpjegon se ai kërkoi në marrëveshje me presidentët Zaia dhe Fontana, që të bllokojnë eksportet e pajisjeve mbrojtëse personale të prodhuara nga ndërmarrjet italiane dhe materialet që vijnë prej tyre.

«Kjo është një masë e nevojshme që duhet shmangur në mënyrë që brenda disa ditësh të mos gjendeni në një situate kur nuk gjeni dot maska, veshje, doreza,  dhe pajisje të nevojshme, veçanërisht në rajonet më të prekura.

Veshjet – shërbejnë në mënyrë të veçantë për punonjësit e shëndetit, të cilët po bëjnë një punë të jashtëzakonshme./Përgatiti: Sonila Backa-abcnews.al