Një i ri nga Filipinet është sulmuar brenda një marketi në Itali pas shpërthimit të krizës së koronavirusit.
Videoja është bërë hit në rrjetet sociale, ndërsa mendohet se sulmi ka ardhur pasi të pranishmit menduan se ai ishte nga Kina dhe ishte bartës i koronavirusit.
Gjatë përplasjes, i riu dëgjohet të bërtasë duke thënë se ishte nga Filipinet dhe jo nga Kina, gjë e cila duket se ka ndalur sulmin.
https://www.instagram.com/p/B89whJ9HGhE/?utm_source=ig_web_copy_link
Paniku nga koronavirusi është i madh në Itali, gjë e cila shfaqet edhe në situata të tilla. Deri më tani, janë konfirmuar më shumë se 280 raste me koronavirus, nga të cilët 7 të vdekur. /abcnews.al