Në shkollat e Kukësit kanë nisur orët sensibilizuese ndaj kronavirusit. Nxënësit mbajnë me vete maska dhe mjete dezinfektuese.
Farmacitë në skajin më të largët në verilindje të vendit, në Has janë boshatisur nga pajisjet kundër gripit. Nuk gjen asnjë maskë, solucion antibakterial, apo doreza mjekësore.
Kërkesë për maska ka patur edhe nga kosova, por edhe banorë të tjerë që duan ti dërgojnë tek të afëmit në Itali. Të shumtë janë edhe emigrantët e kthyer në nga Italia. Urim Shehu jetonte bashke me familjen ne Piacenza dhe prej dy ditësh ka ardhur ne shtepi.
“Më kanë thënë nja dy-tre veta që vjen nga Italia ti, mos po na bie gripin. Nuk e di sa frikë kanë ata, por unë nuk kam frikë”, thotë qytetari.
Në pikën kufitare të morinës, mjekët janë në gadishmëri dhe kontrollojnë cdo pasagjer që hyn në vendin tonë. Udhëtaët nuk e fshehin frikën.
Të martën nga kjo doganë kanë hyrë shtetas nga Italia, Turqia, Japonia dhe India. Pas kontrollit mjekët thanë se asnjëri nuk ka shfaqur probleme.
Të njëjtën gadishmëri ka treguar edhe pala kosovare. Gjatë 24 orëve të fundit në morinë kanë hyrë 4500 udhëtarë. /abcnews.al