Theu stolat në “Air Albania Stadium”, arrestohet edhe një 19-vjeçar

schedule15:07 - 25 Shkurt, 2020

schedule 15:07 - 25 Shkurt, 2020

Tjetër i arrestuar për stolat e thyer në stadiumin “Air Albania” gjatë ndeshjes Kukësi-Tirana. Policia e Shtetit ka dalë me një tjetër njoftim dhe bën me dije se është ndaluar edhe një 19-vjeçar, i cili thuhet se ka thyer stolat në stadium dhe ka hedhur sende të forta në fushë. Ndër të tjera theksohet se po vijon operacioni për ndalimin e të tjerë personave që kanë bërë shkelje gjatë ndeshjes së të premtes në kryeqytet.

NJOFTIMI I POLICISË – Kapet një tjetër person, për shkatërrim të pronës dhe prishje të qetësisë publike.  Shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi, vihet në pranga 19-vjeçari.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit: F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!