Shoferi telefonoi mjekun për testin e koronavirusit, pasagjerët i kap paniku dhe njoftojnë policinë

schedule12:49 - 25 Shkurt, 2020

schedule 12:49 - 25 Shkurt, 2020

Gjendje paniku në Itali si pasojë e koronavirusit, ku nuk mungojnë as episodet e pazakonta. Një shofer autobusi në Toskanë i telefonoi mjekut të tij të familjes, dhe kaq mjaftoi që pasagjerët të lajmëronin policinë.

Shoferi i autobusit flet në telefon me mjekun e tij të familjes për koronavirusin dhe në autobus shpërthen paniku, me pasagjerët që kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Ngjarja ndodhu në Bettole, ku policia mori telefonata nga pasagjerë të ndryshëm të një autobusi linje të cilët kishin dëgjuar shoferin të fliste në telefon me mjekun dukei thënë se mendonte se kishte koronavirus.

Agjentët e policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe pasi biseduan me shoferin e autobusit zbuluan se ai vetëm kishte lajmëruar mjekun e familjes se kishte kryer testin dhe kishte rezoltuar negativ.

Kjo sepse ai kishte bërë disa udhëtime nga Lombardia në Toskanë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!