Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Selenicë të Vlorës.
Sipas policisë viktima është një 82-vjeçar me iniciale Dh.M.
82-vjeçari mësohet se jetonte i vetëm dhe është gjetur i pajetë në oborrin e shtëpisë.
Dyshimet janë se i moshuari ka gjetur vdekjen për shkaqe aksidentale, megjithatë trupi i tij është transportuar drejt morgut të qytetit, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./abcnews.al