Cristina Marrone/ Corriere
Deri më tani, shtatë personat që vdiqën dhe dolën pozitivë ndaj virusit, ishin të gjithë të moshuar dhe kishin sëmundje të mëparshme.
Sqarimi është i rëndësishëm sepse këta pacientë ishin të moshuar (pothuajse të gjithë mbi 70) të shtruar në spitale dhe të diagnostifikuar me sëmundje të mëparshme.
Sipas të gjitha gjasave, virusi i ri, për të cilin pak prej nesh sot kanë anti-trupa, ka kontribuar (tek të vdekurit ) në dobësimin e një organizmi tashmë të brishtë për shkak të një sëmundjeje ekzistuese të mëparshme si kanceri, sëmundjet kardiologjike apo diabeti.
Nga studimet epidemiologjike të kryera deri më tani: rreziku i vdekjes rritet me moshën (për ata mbi 80 vjeç arrin 14.8%) nëse pacienti ka pasur sëmundje ekzistuese.
Këtu, gjithashtu përqindjet e rrezikut të vdekshmërisë ndryshojnë: + 10.5% për pacientët me sëmundje të zemrës; + 7.3% për diabetikët; + 6.3% për ata që vuajnë nga sëmundje kronike të frymëmarrjes; + 6% për ata me hipertension.
Prandaj nuk është aq e qartë dhe e lehtë të kuptohet pse vdesin njërëzit nga koronavirusi siç ka ndodhur me gripin.
Është mirë të theksohet se virusi në vetvete nuk është sëmundje.
Mendoni që edhe vetë gripi i zakonshëm mund të shkaktojë edhe më shumë shqetësime se vetë ky virus.
Në shumicën e këtyre rasteve virusi ka vepruar në organizma jo aq të fortë.
Ata që kanë kancer dhe vdesin nga komplikimet nga gripi, futen në statistikat e vdekjes nga kanceri dhe gjithashtu do të raportohen në statistikat e gripit (dhe kështu ka të ngjarë të jetë edhe për Covid-19).
Në raste më të rralla, koronavirusi, mund të shkaktojë vdekjen e të rinjve madje edhe të shëndetshëm.
Një rast i tillë është rasti i mjekut hero të Kinës i cili ishte i pari që dha alarmin për virusin dhe vdiq në repart duke u kujdesur për pacientët e tij. /Përktheu Sonila Backa-abcnews.al